Vështirësi për Liverpoolin në transferimin e Mbappes

Liverpooli duket se do t’i duhet që të shikojë ndonjë lojtar tjetër, pasi Kylian Mbappe ka vendosur për të ardhmen e tij.

Ylli francez po kalon nëpër një formë jetësore te Paris Saint-Germain dhe The Reds ka kohë që janë të interesuar për të.

Sipas asaj që raporton Foot Mercato, 22-vjeçari është në bisedime me klubin parisien rreth kontratës së re.

VIDEO:

Mbappe po kërkon nga kampioni i Ligue 1 që në kontratën e tij të jetë opsioni që të largohet nga Parku i Princave atëherë kur e sheh si të domosdoshme për të ndryshuar ambient.

PSG kishte shpenzuar rreth 120 milionë euro për transferimin e sulmuesit nga rivali Monaco, derisa tani vlera e tij arrin shifrën e 200 milionëve.

Emërohen top dhjetë 'Galaktikët'  - Mbappe, Haaland e Rashford nuk ka se si të mungojnë Emërohen top dhjetë 'Galaktikët'  – Mbappe, Haaland e Rashford nuk ka se si të mungojnë

Forma e tij së fundmi është në rritje dhe atë e tregon het-triku ndaj Barcelonës në fitoren 4-1 në Ligën e Kampionëve.

Kështu, Liverpooli duhet të shpresoj në ndonjë anësor tjetër, pasi duket se qëllimi i Mbappes është që të vazhdojë qëndrimin në Francë. /Telegrafi/

The post Vështirësi për Liverpoolin në transferimin e Mbappes appeared first on Telegrafi.