Vetëm një i infektuar me COVID-19 në Qendrën e Studentëve

Vetëm një student aktualisht është i infektuar me Coronavirus në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, nga gjithsej një mijë e 600 sa janë të vendosur gjithsej.

Drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat në mënyrë që të kontrollohen të gjithë studentët.

VIDEO:

Sipas tij, në secilën dhomë është i vendosur vetëm nga një student.

“Një studentë në një dhomë. Në raste të veçanta familjar janë vëllai me vëlla dhe motra me motër”.

Mes tjerash, Sfishta ka theksuar se ushqimi shpërndahet te studentët dhe ata e marrin të paketuar.

“Sa i përket vendosjes dhe menaxhimit në Qendrën e Studentëve, ky nuk do të jetë shkak që të rritet infeksioni sepse këta studentë janë vendosur në atë mënyrë që të ruhen edhe nga bartja e infeksionin dhe kemi respektuar të gjitha rekomandimet që kanë dalë nga IKShPK”, ka thënë ai për EO.

“Studentët ushqehen në mensë dhe e marrin ushqimin e paketuar”, ka shtuar ai./Insajderi.com