Vetëvendosje mohon përfshirjen në sulmin me vezë ndaj Përparim Ramës

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas sulmit me vezë ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, sulm ky që u bë nga një grup të rinjësh që brohorisnin “Vetëvendosje”.

Dega e LVV-së në Prishtinë, thotë se “lajmi” që këta persona janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, është I pavërtetë dhe tendencioz.

VIDEO:

Nga kjo degë e partisë thonë se aksionet e aktivistëve të tyre kanë qenë gjithmonë publike, ndërsa veprimet e sotme në Lagjen e Trimave, nuk janë organizuar nga ata.

“Reagim ndaj lajmit të rremë. Sapo u njoftuam nga mediat se disa përsona paskan hedhur vezë në një tubim ku ka qenë prezent kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së. Këto lajme janë të pavërteta dhe tendencioze. Aksionet e aktivistëve tanë kanë qenë gjithmonë publike. Pra edhe njëherë ritheksojmë së këto veprime nuk janë organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thuhet në reagimin e VV-së.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është sulmuar me vezë gjatë pasdites së sotme. /Insajderi.com