Vetëvritet një burrë në Prishtinë

Një burrë ka bërë vetëvrasje të dielën në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku përgjegjës.

VIDEO:

“Është raportuar për një vetëvrasje, njësitë relevante policore dhe njësia e ndihmës së shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima mashkull kosovar është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori i shtetit, me urdhër të së cilit nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka marrë trupin e pa jetë të viktimës për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com