Vetura luksoze e 2 Ton

2 Ton bëhet me veturë të re.

Reperi i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, së fundmi ka bërë një blerje të re.

Artisti shqiptar ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se është bërë me veturë të re të markës BMW.

VIDEO:

Në disa nga postimet që ka shpërndarë në InstaStory, shihet vetura e tij që njëherësh është një nga modelet më të reja të kësaj marke.

“Mirë se vjen në shtëpi”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Arton Avdyli (emri i vërtetë) është ndër të famshmit e fundit që ka shpenzuar këtë kohë, përkundër pandemisë së coronavirusit.

Kida, Buta, Ermal Fejzullau – ishin po ashtu ndër yjet e tjerë që blenë vetura mbi 100 mijë euro para pak muajsh.

Makina e re e 2 Ton vjen pak pas lansimit të këngës së tij të re të quajtur “Aktore”.

Projekti për vetëm pak kohë ka grumbulluar mbi katër milionë klikime.