Veturat fluturuese dhe qytetet lundruese – këto tetë inovacione parashikojnë të ardhmen tonë të afërt

Spekulimet për të ardhmen janë shpesh të zymta, por në 175-vjetorin e themelimit, Instituti Smithsonian në Uashington ka paraqitur një vizion të madh se si bota mund të ndryshojë rrënjësisht përmes një ekspozite të suksesshme të teknologjisë, dizajnit dhe artit.

E vendosur në ndërtesën e Art + Industries (AIB), shfaqja “Futures” do të mbushë 32 mijë metra katrorë hapësirë me një kombinim të projekteve reale, propozime dizajni nga e tashmja dhe e kaluara si dhe koncepte parashikuese artistike, raporton cnn.

Rachel Goslins, drejtoresha e Smithsonian AIB, e quan shfaqjen “një Panair Botëror bashkëkohor i ideve”, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se është e vetmja ekspozitë në histori ku mund të luani një video-lojë me sytë tuaj, të flisni me një robot emocional, të vizitoni një dyqan të së ardhmes dhe të lani rrobat tuaja”, tha Goslins.

Smithsonian është rrjeti më i madh i muzeve, qendrave arsimore dhe kërkimore në botë gjersa kuratorja e shfaqjes, Ashley Molese tregon se AIB ka publikuar për herë të parë shumë objekte historike në ekspozitën publike, duke përfshirë telefonin e së ardhmes dhe raketat e anijes kozmike Apollo. Tani, ata shpresojnë të vazhdojnë trashëgiminë e tyre të inovacionit.

Udhëtimi në qiell me veturë elektrike

“Back to the Future 2” parashikoi se ne do të kemi vetura fluturuese deri në vitin 2015. “Blade Runner” parashikoi se do t’i kishim ato deri në vitin 2019. Por është viti 2021 dhe ne ende nuk kemi parë vetura në qiejt tanë.

Në “Futures”, një koncept i ri do të bëjë debutimin e tij – Bell Nexus Air Taxi, i projektuar nga prodhuesi i hapësirës ajrore Bell Textron, është një veturë hibride vetë-fluturuese e krijuar për t’u ngritur dhe ulur vertikalisht.

Ndërsa pasagjerët duhet të jenë ende të durueshëm përpara se të mund të përjetojnë një udhëtim në qiell me veturë, ky vizion i përjetshëm i së ardhmes më në fund mund të arrijë: Uber dhe Hyundai janë bashkuar dhe kanë vendosur që të sjellin prototipin e parë në vitin 2023.

Një qytet noton mbi ujë

VIDEO:

Me rritjen e popullsisë në vendet urbane, shtrirja mund të lëvizë përfundimisht nga toka në det.

Kjo ide qëndron pas konceptit ambicioz të Bjarke Ingels për një qytet lundrues, të cilin arkitekti danez e prezantoi dy vite më parë së bashku me artistin Olaffur Eliasson dhe kompaninë Oceanix.

Bjake Ingels Group (BIG) është bërë i famshëm për dizajnët e tyre tërheqëse, të qëndrueshme dhe moderne rreth Danimarkës dhe më gjerë gjersa aktualisht është duke punuar në ndërtimin e kampusit të ri të Google në Londër.

Por ideja për “Oceanix City” është në një shkallë të madhe. Plani gjashtëkëndor, modular i metropolit të propozuar të oqeanit pretendon të jetë plotësisht i adaptueshëm bazuar në nevojat e një qyteti, ndërsa infrastruktura është projektuar të jetë e qëndrueshme dhe e rezistueshme ndaj fatkeqësive natyrore.

Një mënyrë e re për të krijuar familje

A mund t’i ndihmojë shkenca çiftet e të njëjtit seks të kenë një fëmijë me ADN-në e të dy prindërve?

Me kërkimin dhe teknologjinë përparuese të qelizave staminale – siç është teknika e modifikimit të gjeneve CRISPR – është vetëm çështje kohe dhe tashmë është arritur me minjtë në një mjedis laboratorik.

Artisti dhe stilisti Ai Hasegawa imagjinoi një të ardhme të tillë përmes projektit spekulativ të dizajnit “(Im)possible Baby”.

Hasegawa punoi me një çift që duan të bëhen prindër, duke përdorur të dhënat e tyre të ADN-së nga kompleti i testimit gjenetik në shtëpi “23andMe” për të krijuar imazhe të simuluara të fëmijëve të tyre të mundshëm.

Projekti përmbante një album me foto familjare si dhe një film dokumentar 30 minutësh që u transmetua në Japoni.

Transporti i shpejtë rrufe

Një hiperloop funksional në SHBA është prezantuar për rreth një dekadë dhe me Virgin që ka përfunduar provën e parë njerëzore nëntorin e kaluar, opsioni futuristik i udhëtimit më në fund duket i arritshëm.

Një hiperloop – një tub vakum për udhëtimet tokësore që arrin shpejtësinë e jashtëzakonshme – është imagjinuar prej kohësh në fantashkencë, por u shty përpara nga CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk dhe investitori i Silicon Valley, Shervin Pishevar në vitin 2012, me themeluesin e Virgin Group, Richard Branson.

Virgin Hyperloop Pegasus, i cili do të shfaqet në “Futures”, është një objekt me shpejtësi të lartë i projektuar për të udhëtuar deri në 1076 km/h, i cili është i destinuar për të lidhur qytetet e mëdha .

Një fermë rover i AI

Ndërsa popullsia e botës vazhdon të rritet, siguria ushqimore është bërë një çështje më urgjente – veçanërisht pasi ndryshimet klimatike kërcënojnë stabilitetin tonë bujqësor.

Është një fushë kritike që kompania mëmë e Google, Alphabet, po eksploron përmes X, “fabrika e saj e hënës” dedikuar zgjidhjes së çështjeve përmes teknologjisë.

Prototipi Mineral Rover i X, që debuton publikisht në “Futures”, është një rover autonom me katër rrota në madhësinë e një makine të vogël që përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar fermerët të maksimizojnë rendimentet e të korrave dhe të zvogëlojnë ndikimin ekologjik – domethënë përmes sasisë së ujit dhe kimikateve të kërkuara.

Mineral Rover mund të identifikojë barërat e këqija dhe problemet e mundshme me bimët, si dhe të vlerësojë pjekjen e frutave.

Kryeqyteti kthehet në natyrë

Po sikur Uashingtoni të bëhej sërish një ekosistem i egër?

Kjo pyetje është baza për një projekt AR nga artistja Tamiko Thiel, e cila ka transformuar një nga sallat e ekspozitës në një vend idilik lulesh të egra.

Thiel, i cili kontribuoi në dizajnimin e superkompjuterit të parë komercial të AI rreth 35 vjet më parë, punoi me ekspertë të hortikulturës Smithsonian për të vizualizuar një të ardhme rrënjësisht më të gjelbër që të pranishmit mund ta përjetojnë përmes një mbivendosjeje të realitetit të shtuar.

Një burim i ri i ujit të pijshëm

Në ekskluzivitetin “Dune” të Frank Herbert, banorët e shkretëtirës krijojnë ujë të pijshëm duke ricikluar të gjitha lëngjet e tyre trupore nëpërmjet kostumeve të tyre – ata ka të ngjarë të kenë zili për Waha me energji diellore, i cili mund të konvertojë avujt e ujit nga ajri edhe në kushtet më të thata.

Në vitin 2019, startup-i Waha testoi teknologjinë e tij në shkretëtirën Mojave në Kaliforni.

Water Harvester mund të prodhojë ujë të mjaftueshëm për dy deri në tre persona të rritur – një pajisje e mundshme shpëtimtare për përballimin e stresit që shkakton mungesa ekstreme e ujit – dhe Waha ka planifikon të rritet për të dizajnuar një korrëse me fuqi të mjaftueshme për të hidratuar një fshat të tërë.

Një vend pushimi përfundimtar i ndërgjegjshëm për mjedisin

Kur të vdesësh, bëhu një pemë – kjo është ajo që propozon ekipi italian i dizajnit pas konceptit “Capsula Mundi”.

Koncepti i Raoul Pretzel dhe Anna Citelli për një urnë të biodegradueshme në formë veze, në krye me një pemë të re, ka qarkulluar në internet që kur ata e prezantuan atë për herë të parë në vitin 2017.

Ndërsa është ende në treg katër vjet më vonë, koncepti për urnën miqësore me mjedisin është ekspozuar në mbarë botën dhe do të ndalet në “Futures”. /Telegrafi/

The post Veturat fluturuese dhe qytetet lundruese – këto tetë inovacione parashikojnë të ardhmen tonë të afërt appeared first on Telegrafi.