Viberi është aplikacioni që më së shumti përdoret në Kosovë dhe kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor

Aplikacioni për komunikim, Viber, po dominon për nga përdorimi në vendet e Ballkanit Perëndimor, bazuar në të dhënat e vitit 2021 nga SimilarWeb.com.

Në mesin e këtyre vendeve të Ballkanit Perëndimor që më së shumti e përdor viberin për komunikim është edhe Kosova me Shqipërinë.

VIDEO:

Përveç kësaj, një grafikë e publikuar nga gazetari i BalkanInsight tregon në mënyrë vizuale edhe përdorimin e aplikacioneve të tjera në të gjithë kontinentin e Evropës.

Messengeri i kompanisë Meta, dominon për nga përdorimi në disa vende të Evropës qendrore, juglindore, veriore dhe atë perëndimore.

Edhe Whatsappi në anën tjetër aplikohet nga një pjesë e madhe e shteteve në këtë kontinent. /Telegrafi/

The post Viberi është aplikacioni që më së shumti përdoret në Kosovë dhe kryesisht në vendet e Ballkanit Perëndimor appeared first on Telegrafi.