VIDEO/ Bllokohet trafiku në Prishtinë, një veturë përfshihet nga tymi

Prishtinë

Kolona të gjata janë shkaktuar në këto momente në kryeqytet dhe raportohet për bllokadë në trafik.

VIDEO:

Në afërsi të ndërtesës së “Eulex-it” një veturë ka bllokuar trafikun pasi duket të ketë pasur një defekt gjatë qarkullimit.

Në pamjet që janë publikuar nga gazetari Ridvan Berisha, shihet tym i madh duke dalë nga kjo veturë, derisa disa qytetarë përpiqen ta evitojnë më të keqen.