VIDEO/ Shtëpia përfshihet në flakë, në qendër të Prishtinës

Prishtinë

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

VIDEO:

Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen për ta lokalizuar zjarrin.

Nuk është raportuar për të lënduar deri në këto momente.

Indeksonline ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se zjarri ka përfshirë të gjithë objektin.