VIDEO/ Tmerrohen pasagjerët: Zjarr në motor, avioni merr flakë sapo u ngrit

Zjarr

Një avion që drejtohej për në Honolulu mori flakë menjëherë pas nisjes nga Denver, Colorado të shtunën.

VIDEO:

Një nga motorët e avionit shpërtheu në flakë gjatë fluturimit në një lartësi prej 15,000 metrash.

Një pasagjer filmoi me telefon motorin e avionit të përfshirë në flakë. “E ndienin nxehtësinë nga zjarri dhe mendonin se do të vdisnin” thanë ata.

Piloti menjëherë dha sinjalin e emergjencës dhe u kthye në Denver, ku bëri uljen.

Linja ajrore tha se nuk kishte lëndime, duke shtuar: “Fluturimi nga Denver në Honolulu, avioni pësoi një dëmtim të motorit menjëherë pas ngritjes, por u kthye i sigurt në Denver“.