Videoja e parë e Eriksenit në fushë që nga incidenti në Euro 2020

Ish-mesfushori i Interit, Christian Eriksen ka postuar një video, duke njoftuar kështu për rikthimin e tij të parë në fushë që nga incidenti i Euro 2020.

29-vjeçari pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes hapëse të Danimarkës në Euro 2020 kundër Finlandës në qershor.

Atij iu dha ndihma për t’i shpëtuar jetën në fushë dhe iu implantua një pajisje fillestare e zemrës disa ditë më vonë.

VIDEO:

Nga arresti kardiak i pësuar në Euro 2020, Eriksen beson se ishte i vdekur për pesë minuta Nga arresti kardiak i pësuar në Euro 2020, Eriksen beson se ishte i vdekur për pesë minuta

Për këtë arsye, Interi dhe lojtari kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të përbashkët në dhjetor.

Në Itali është e ndaluar të luhet me një pajisje të tillë të implantuar, ndërkohë që mund të vazhdohet të luash në liga të tjera, si Eredivisie apo Ligën Premier.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)

Eriksen nuk ka stërvitur më kurrë në Itali, por ka punuar në fushë me ish-klubin e tij Odense në Danimarkë dhe me Chiasso në Zvicër.

Ish-ylli i Interit dhe Tottenhamit ka postuar pak orë më parë postoi një video në Instagramin e tij, duke treguar momentin e tij të rikthimit në fushë. /Telegrafi/

The post Videoja e parë e Eriksenit në fushë që nga incidenti në Euro 2020 appeared first on Telegrafi.