Vihet gurthemeli për ndërtimin e shtëpisë së pleqve në Vushtrri

vushtrria

hoqata “Jetimat e Ballkanit” po realizon edhe një projekt madhor, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë.

VIDEO:

Sot në këtë qytet është vendosur gurthemeli i objektit të Qëndrimit Ditor për të moshuar dhe kuzhinës humanitare për familjet skamnore.

Drejtori i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati tha se ky projekt është me standarde të larta dhe do të jetë në shërbim të të moshuarve.

“Ne sot po e nisim më të dashurit tonë për këtë projekt me shpresën që do të qetësohet, do të thotë shpirtërore për të kaluar në këtë objekt.” standardi i mirë”, u shpreh Kastrati.

Edhe Xhafer Tahiri e vlerësoi të rëndësishëm projektin në fjalë, teksa falënderoi Kastratin për angazhimin e vazhdueshëm për ndihmë qytetarëve të kësaj komune.

Ky projekt do të ndërtohet në një hapësirë prej më shumë se 2 hektarësh, ndërsa kap koston rreth 1 milion euro.

Drejtori i “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati paralajmëroi projekte të tilla edhe në qytete të tjera të vendit.