Villat e padeklaruara të anëtarëve të PDK-së

Zyrtarët e PDK-së

Shtëpitë e veturat luksoze shpesh herë i karakterizojnë politikanët dhe zyrtarët me pozita të larta shtetërore. Në deklarimet e pasurisë, në Agjencinë kundër Korrupsionet, në të shumtën e rasteve deklarimet e zyrtarëve tanë janë më të mëdha se sa paga e të hyrat që të njejtit kanë ndër vite. Në deklarimet zyrtare, ato që bijnë në sy janë edhe siç quhen ato ndërtimet e vrazhda, pra shtëpitë malore në pjesë turistike të Kosovës.

VIDEO:

Sipas të dhënave, një të tillë e posedon edhe Abelard Tahiri, ish-deputet i PDK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë. Në faqen zyrtare të AKK-së, Tahiri posedon një shtëpi malore e cila kap vlerën 30 mijë euro.

https://akkks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2020/Kuvendi/Abelard%20Tahiri.pdffbclid=IwAR0lwMvin8KPvb6g774ZXtJXJoXE22LGZrqKF9R45vDyVuCFIvbB02OrkL8

Njejtë si Tahiri, villë malore posedojnë edhe bashkëpartiakët e tij Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili. Siç merr vesh Raporto.org, këta dy të fundit shtëpitë malore i kanë në fshatin turistik, Brezovica, por këto patundshmëri nuk i kanë të raportuara në Agjensinë kundër Korrupsion.

https://akkks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2020/Kuvendi/Memli%20Krasniqi.pdf?fbclid=IwAR3PWEDsla8enSfw5lSF5-xoQa23ujf8Rsx6PeASuCxtxprFq5DFI6rrzl8

https://akkks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2020/Kuvendi/Uran%20Ismaili.pdf?fbclid=IwAR1RDJyUzsa9CNIpO9LREgP0GZDUP4Ej7EXYnfm5BGqPpbMTkjyW0-Dq5h4