Vishni taka, jo tuta – sezoni i rehatisë ka mbaruar

Tutat janë jashtë loje dhe takat e larta janë rikthyer, sipas të dhënave të reja nga platforma globale e kërkimit të modës, Lyst.

Në raportin e fundit që mbulon trendet dhe markat më të famshme në industrinë e modës, bazuar në kërkimet e mbi 150 milionë blerësve, Lyst e quajti zyrtarisht të mbyllur fazën e veshjeve të rehatshme.

“Pak kohë më parë, gjendja shpirtërore mbizotëruese ishte përshtatja me stilin e jetesës në shtëpi. Tani ka shenja që blerësit janë të etur të dalin përsëri, të shprehen dhe të qëndrojnë larg tutave”, tha kompania këtë javë.

VIDEO:

Sipas të dhënave, kërkimet për taka dhe fustane u rritën përkatësisht 163 për qind dhe 222 për qind në tremujorin e fundit.

Dhe, për herë të parë që nga fundi i vitit 2019, një palë taka arritën të parat në renditje të produkteve më të shitura të grave. Ndërkohë, tutat ranë nga lista për herë të parë që nga fillimi i vitit 2020.

Shitjet e veshjeve sportive dhe veshjeve të rehatshme lulëzuan gjatë pandemisë ndërsa konsumatorët e bllokuar në shtëpi kërkuan ngushëllim në rrobat e tyre.

Ndërkohë, shitjet e veshjeve të punës dhe veshjeve elegante pësuan, dhe në disa raste, çuan në falimentime në industri. /Telegrafi/

The post Vishni taka, jo tuta – sezoni i rehatisë ka mbaruar appeared first on Telegrafi.