Vjen reagimi nga kompania e autobusit të aksidentuar: Jemi në bashkëpunim me organet, Zoti qoftë me ju

kompania e autobusit

Përmes një shkrimi në Facebook, kompania e autobusit të aksidentuar sot në  Bullgari, “Besa Trans”, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Nga kjo kompani kanë thënë se janë në bashkëpunim me organet kompetente të Bullgarisë dhe Maqedonisë me qëllim që të zbulohen sa më shpejt hetimet.

VIDEO:

“Zoti qoftë me ju dhe familjet e viktimave, për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat t’i shpërblej me parajsë”, thuhet nga kjo kompani.

Shkrimi i plotë:

Telegram Ngushellimi

“Kjo është një tragjedi dhe ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për gjithë populliin pasagjerët tanë dhe stafin e agjensionit Besa Trans në Shkup”.

Kompanija esht ne bashkpunim me organet kompetente te R. Bulgaris dhe R.V.Maqedonis me qellim qe te zbulohen hetimet sa me shpejt. 

Zoti qofte me Ju dhe familjet e viktimave,për të lënduarit shërim sa më të shpejtë kurse viktimat ti shpërblej me parajsë.

Qofshim nën mbrojte te Zotit

075 273 732

Per cdo informat lidhje me rastin