Vlera e Bitcoinit bie ndjeshëm pas rekordit

Bitcoin ka rënë ndjeshëm të hënën pasi u rrit ditë më parë në vlerën prej 58,354 dollarësh.

Kriptovaluta më e njohur gjatë fundjavës ka shënuar nivele rekord, pothuajse dyfish nga viti i kaluar.

Sipas CoinMarketCap, përcjell Telegrafi, Bitcoin po tregtohet me rreh 54 mijë dollarë.

VIDEO:

Aktualisht vlera totale e kapitalit të tregut të kësaj kriptovalute arriti në 1 trilion dollarë.

Kapitali i tregut së Bitcoinit kap vlerën e 1,000,000,000,000 dollarëve Kapitali i tregut së Bitcoinit kap vlerën e 1,000,000,000,000 dollarëve

Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.

Po ashtu, MasterCard tha se do të mbështes kriptovalutën, ndërsa BNY Mellon njoftoi se do të hapte shërbimet e saj ndaj këtyre monedhave. /Telegrafi/

The post Vlera e Bitcoinit bie ndjeshëm pas rekordit appeared first on Telegrafi.