Von Crammon: E shokuar që Beogradi i përgjoi opozitarët rusë dhe ia dërgoi Moskës

Von Crammon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është shprehur e shokuar pas lajmit se ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka përgjuar opozitarët rusë në Beograd dhe përgjimet ua ka dërguar shërbimit inteligjent të Rusisë.

VIDEO:

Von Cramon ka shkruar se Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore të njerëzve në territorin e saj.

“Jam e shokuar me lajmet për përgjimin e liderëve të opozitës ruse në Beograd dhe dërgimin e tyre tek shërbimi inteligjen i Rusisë. Serbia duhet t’i mbështesë të drejtat themelore dhe dinjitetin njerëzor të të gjithë njerëzve në territorin e vet”, ka shkruar Von Cramon.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin në maj të këtij viti është takuar me Sekretarin për Siguri Kombëtare të Rusisë, Nikolai Patrushev të cilit i ka dorëzuar inçizime të bisedave që Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë(BIA) i ka bërë në një takim të liderëve opozitarë rusë në Beograd.

Në takimin e muajit maj mes Vulinit dhe Patrushev sipas portalit Nova.rs i ka dorëzuar zyrtarit nga Moska inçizime të takimit të opozitarëve rusë në Beograd që janë bërë nga BIA serbe. Këto biseda të inçizuara fshehurazi janë bërë në takimin e dy opozitarëve rusë Andrei Pivovarov dhe Vladimir Kara-Murz.