Vonesat e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, banorët protestojnë të enjten

Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” kanë njoftuar se të enjten nga ora 18:00 do të protestojnë për shkak të punimeve në rrugë.

Përmes një njoftimi për media thuhet se: “Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi haps ira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca. Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje. Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd”.

VIDEO:

Njoftimi i plotë:

Ne banorët e rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse, me datë 22/07/2021, ditë e enjte, në ora 18:00, tek rrethi që lidhë rrugën “B” me rrugën “Muharrem Fejza” (tek barnatoret), do të PROTESTOJMË për gjendjen e rrugës gjegjësisht punimet në rrugë.
Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi hapësira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca. Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje. Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd.
Me reshjet e fundit, shumë shtëpi e kate përdhese të ndërtesave janë përmbytur krejtësisht.
Ne si banorë, kërkesat tona i kemi adresuar disa here në Komunë por edhe tani jemi pa përgjigje ndaj tyre. Kemi shtjerur çdo formë mirëkuptimi e institucionale si banorë.
Andaj, me datën e lartë cekur PROTESOJMË për: Intesifikim të punimeve, për rrugë alternative të mirëmbajtura, për mbikëqyrje të punimeve dhe zbatim të planit dinamik të punës.
Ju ftojmë ta ndiqni këtë aktivitet, me qëllim sensibilizimi dhe adresimi të kërkesave tona drejt autoriteteve komunale! /Telegrafi/

The post Vonesat e punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, banorët protestojnë të enjten appeared first on Telegrafi.