Votat e PDK-së në Podujevë, këta janë tre më të votuarit

Partia Demokratike e Kosovës në komunën e Podujevës ka arritur të marr 4.478 vota ose 11,54% të totalit të përgjithshëm.

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj nuk ka arritur të marr më së shumti vota nga partia e tij, pasi dy kandidatë për deputet nga Podujeva arritën të sigurojnë më shumë vota.

Sipas të dhënave të publikuara nga Indeksonline, Floretë Zejnullahu dhe Isak Shabani, të dy kandiatë nga dega e PDK-së në Podujevë kanë marrë më së shumti vota në këtë komunë.

VIDEO:

Shabani ka arritur të marr 3,448 vota, kurse Zejnullahu ka 3,176 vota.

Ndërsa, Hoxhaj mori 3098 vota.

The post Votat e PDK-së në Podujevë, këta janë tre më të votuarit appeared first on Telegrafi.