Votat e VV-së në Mitrovicë, Armend Muja rekord, Jeta Statovci shumë e votuar

Janë duke u numëruar votat e zgjedhjeve të 14 shkurtit për kandidatët për deputet.

Mitrovica ishte një ndër qytetet e mëdha që i dha besim plebishitar Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Ballkani.info.

VIDEO:

Ballkani.info nga burimet e veta ka siguruar votat e komplet listës së Vetëvendosjes në këtë qytet, derisa më e votuara del të jetë numri 2, Vjosa Osmani që është lindur në Mitrovicë.

Teksa Osmani siguroi 14.628 vota, i dyti ishte aderimi parazgjedhor në VV, Armend Muja i cili u besua nga jo më pak se 9107 qytetarë.
Faton Peci i listës “GUXO” që poashtu është i lindur në këtë qytet, mori 7635 vota.

Shumë qytetarë i besuan edhe Jeta Statovcit, që mori 800 vota, e në krejt Kosovën ka marrë rreth 9000 sosh.

Më poshtë dokumenti i siguruar nga Ballkani.info: