Vrasja e Beqirit në Islandë, dyshohet se është kryer nga një shqiptar

Armando Beqiri

Ka kaluar një javë nga vrasja e Armando Beqirit në Islandë. Shqiptari është varë në hyrje të banesës së tij në një ekzekutim profesional e mafioz.

VIDEO:

Policia islandeze deri tani ka arrestuar 10 persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vrasjeje, shkruan Indeksonline.

Ata janë me origjinë nga Shqipëria, Lituania, Islanda, Estonia, Rumania, Portugalia dhe Spanja.

Disa jetojnë në Islandë, ndërsa disa janë nga jashtë vendit. Ndër të të arrestuarit janë edhe dy gra.

Policia islandeze bazuar në informacionet e para dyshon se arma për vrasjen e shqiptarit është shkrehur nga një bashkatdhetar i tij.