Vrasja në Pakashticë të Podujevës, gjithçka që dihet deri tani

Katër persona ishin të pranishëm në momentin që ndodhi vrasja gjatë të mërkurës në një zonë të thellë malore në Pakashticë të Podujevës.

Nga plaga me armë zjarri, M.K 30-vjeçar nga fshati Dumnicë i Podujevës ka mbetur i vdekur nga plaga e marrë nga pushka e gjuetisë.

Rrethanat se si erdhi deri tek vrasja nuk janë bërë ende të ditura nga Prokuroria e Shtetit, ndërkaq 34-vjeçari F.M është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

VIDEO:

Sipas raportimeve të medieve, vrasja ka qenë aksidentale, ndërkaq mësohet se viktima dhe i dyshuari mes vete kishin edhe lidhje miqësie, pasi bashkëshortet e tyre ishin motra mes vete.

Vritet me armë gjuetie një 30-vjeçar në Pakashticë të Podujevës Vritet me armë gjuetie një 30-vjeçar në Pakashticë të Podujevës

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për një rast të vrasjes që ka ndodhur në fshatin Pakashticë të Podujevës. Lidhur me këtë rast në vendngjarje, policia ka arrestuar një person të dyshuar, F.B mashkull 34 vjeç. Në vendngjarje janë sekuestruar dy  armë të gjuetisë. Viktimë në këtë rast është M.K (mashkull), 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Tutje shtoi se aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar në koordinim me prokurorin për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Telegrafi në lidhje me këtë rast ka kontaktuar edhe me Prokuorinë e Kosovës, por ende nuk ka marrë përgjigje. /Telegrafi/

 

The post Vrasja në Pakashticë të Podujevës, gjithçka që dihet deri tani appeared first on Telegrafi.