Vuçiq takohet me Lajçakun para takimit me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është takuar me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Kjo vizitë vjen para takimit të dytë që Vuçiq do ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin kurti.

VIDEO:

Sipas agjencisë së lajmeve serbe Tanjug, pas takimit me Lajçakun, Vuçiq do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Duke u nisur për në Bruksel, Vuçiq ka shkruar se “takimet me përfaqësuesit shqiptarë kurrë nuk janë të këndshme”.

Me Albin Kurtin, Vuçiq do të takohet për herë të dytë, takimi i parë u zhvillua më 15 qershor.

Në atë takim presidenti serb i kishte thënë Albin Kurtit se “kurrë nuk do ta njohin Kosovën”.

Ndërsa, ky i fundit, ka thënë ditë më parë se “mund të jetojmë edhe pa njohjen e Serbisë”. /Insajderi.com