VV-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancën për presidentin, kryesia e Kuvendit mblidhet pas pak

LAJMI I FUNDIT

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

VIDEO:

Zyrtari në VV, Përparim Kryeziu i tha Kohës se seanca pritet të mblidhet brenda orëve të pasdites të së premtes.

“Janë mbledhur nënshkrimet për seancë, për votim të suksesshëm nuk e di. Gjasat janë që po, pasdite te mbahet, por nuk është vendosur ende. Pritet të vendoset pas mbledhjes së kryesisë”, tha Kryeziu.

Siç mësohet, Kryesia e Kuvendit pritet të mblidhet në orën 15:00.