West Ham mposht Tottenham-in, ngjitet në vendin e katërt në ligë

Tottenham pëson disfatën e dytë radhazi në kampionat, teksa humbet derbin e Londrës ndaj West Ham-it në transfertë me rezultatin 2:1, njofton Insajderi.

Shifrat u hapën me skuadrën vendase, e cila kaloi në avantazh në minutën e pestë me autor Antonio, dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 47-të me Lingard dhe shkurtimin e diferencës e bëri në minutën e 64-të braziliani Lucas Moura.

VIDEO:

Pas kësaj humbjeje, skuadra e Jose Mourinho-s largohet edhe më shumë nga katër vendet e para teksa renditet në vendin e nëntë në kuotën e 36 pikëve. /Insajderi.com