Xavi rrezikoi me Dembelen që e futi në lojë pasi nuk ishte totalisht i gatshëm, francezi e ka përballuar mirë ndeshjen dhe ka stërvitur sot

Ousmane Dembele ka kaluar i padëmtuar në ndeshjen e Barcelonës kundër Benficas në Ligën e Kampionëve.

Francezi luajti kundër Benficas nga minuta e 66-të me Barçën që ishte në kërkim të një goli.

VIDEO:

Anësori bëri përshtypje, por ai nuk mundi t’i jepte gol skuadrës së tij dhe Barcelona tani shkon drejt Mynihut me nevojën që të fitojë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Dembele kishte qenë jashtë për rreth katër muaj përpara se të rikthehej, por vetëm pas një ndeshje në kampionat, ai u desh të bënte edhe tre javë të tjera pushim.

Trajner i Barcelonës, Xavi, e pranoi se rrezikoi paska me lojtarin, por duket se ai e ka kaluar ndeshjen i padëmtuar.

Siç raportohet nga Mundo Deportivo , Dembele është rikthyer në stërvitje këtë mëngjes, duke punuar në palestër së bashku me lojtarët që filluan ndeshjen e djeshme.

Dembele dhe titullarët do të kthehen në stërvitje në fushë nga nesër (e enjte) ndërsa Barça po përgatitet për ndeshjen e tyre në La Liga me Villarreal të shtunën. /Telegrafi/

The post Xavi rrezikoi me Dembelen që e futi në lojë pasi nuk ishte totalisht i gatshëm, francezi e ka përballuar mirë ndeshjen dhe ka stërvitur sot appeared first on Telegrafi.