Xhafer Tahri flet pas incidentit me studenten në Juridik

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë që është edhe profesor në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Juridik, Xhafer Tahiri, ka folur pas incidentit me një studente të ndodhur në një prej hollëve të objektit të Juridikut.

Tahiri thotë se studentja në fjalë është kapur duke kopjuar me telefon dhe e ka fotografuar testin, derisa teksa jep versionin e tij shpjegon se ka tentuar ta ndalë studenten për ta identifikuar meqë në test s’ka dhënë kurrfarë detaji për identifikim.

“Sot gjatë provimit, një studente e kam vërejtur duke kopjuar me telefon, ku kishte fotografuar testin. Për të mbrojtur integritetin e procesit mësimor bashkë me kolegen Prof. Dr. Emine Avdyli, e në prezencë të Prof. Dr. Fulutura Tahiraj, me të cilat bashkë po e mbanim testin, siç shihet edhe në video, e kemi ndal studenten për ta identifikuar pasi e njëjta nuk e ka shkruar emrin e as ID ne test”, ka thënë Tahiri për Express.

VIDEO:

Xhafer Tahiri tenton me forcë ta fusë një studente në provim Xhafer Tahiri tenton me forcë ta fusë një studente në provim

Ai thotë se s’bëhet fjalë për dhunë.

“Nuk bëhet fjalë për kurrfarë dhune, studenten në fjalë e kemi larguar nga provimi për shkak të kopjimit.”, ka shtuar tutje.

Derisa studentja në fjalë jep version tjetër për rastin. Siç i ka thënë Klan Kosovës, nuk ka dashur të futet në provim dhe se Tahiri ka provuar që ta bëjë të kundërtën.

Në videon e publikuar Tahiri shihet teksa një moment e kap studenten për krahu.

The post Xhafer Tahri flet pas incidentit me studenten në Juridik appeared first on Telegrafi.