Xhelal Sveçla publikon foto të bimëve narkotike: “Dje në Grashticë, Sot në Prugoc, Nesër ….”

MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, fotogafi të bimëve që ka hasur Policia e Kosovës gjatë aksioneve të tyre policore.

VIDEO:

Në fotografinë e parë shihen bimët narkotike të gjetura në Grashticë, ndërsa në foton e dytë në fshatin Prugoc të Prishtinës.

Ai ka lënë hapësirë të nënkuptohet se do të ketë edhe aksione tjera antidrogë të Policisë së Kosovës.