Xhemajl Rexha zgjedhet kryetar i ri i AGK-së

Gazetari Xhemajl Rexha është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, njofton Insajderi.

Rexha nga Kanal 10, ka marrë 171 vota, ndërsa kundërkandidati i tij nga Radiotelevizioni i Kosovës, Arton Mulliqi 146 vota. Tri fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.

VIDEO:

Kështu është bërë e ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Teksa, për anëtarë të rinj të Bordit të AGK-së do të njoftoheni me kohë pasi të numërohen të gjitha fletëvotimet marrë parasysh numrin e madh të kandidatëve për anëtarë të bordit, si dhe numrin e pjesëmarrësve në zgjedhje”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, në krye të AGK-së deri më tani ishte Gentiana Begolli-Pustina, e cila u zgjodh në gusht të vitit 2018.

Mandati i kryetarit dhe bordit të AGK-së është trevjeçar./Insajderi.com