Xhensila Myrtezaj thekson linjat joshëse në veshjen elegante

Ditë më parë prezantuesja, Bora Zemani mbushi 30 vjet, por vetëm mbrëmë ajo organizojë një aheng me shumë të ftuar VIP, miq e familjare të saj.

Në mesin e shumë emrave të njohur që u bën pjesë e festës luksoze të moderators së famshme ishte dhe këngëtarja, Xhensila Myrtezaj.

Padyshim këngëtarja arriti të marr vëmendje me dukjen e saj elegante dhe me shumë stil, teksa mahniti edhe me pozat që solli në llogarinë e saj të Instagrami-it.

VIDEO:

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

E veshur me një fustan të ngushtë për trupi me ngjyrë të gjelbër, të cilin e kombinojë me një pal taka të larta me ngjyrë rozë, Xhensila dukej tërë shkëlqim.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Këngëtarja e hitit “Panorama” theksoi format e trupit, e për të cilat komentohet vazhdimisht, teksa nuk munguan as këtë herë komplimentet e shumta nga ana e fansave të saj.

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që Xhensila mbetet aktive me projektet muzikore, kënga e saj e fundit është “Mëkati jem”, që erdhi në bashkëpunim me Majk dhe Getoar Selimi. /Telegrafi/

Foto: Xhensila Myrtezaj/Instagram

The post Xhensila Myrtezaj thekson linjat joshëse në veshjen elegante appeared first on Telegrafi.