Xherdan Shaqiri e fillon me asistim aventurën në Ligue 1

Lyoni është duke fituar 2-0 ndaj Strasbourgut në kuadër të javës së pestë në Ligue 1.

Goli i parë u realizua nga Moussa Dembele në minutën e tetë, nga një asistim i Guimaraes.

VIDEO:

Në 45 minutat e dytë, ishte sërish një iniciativë e Lyonit, që arriti të shënonin edhe të dytin.

Ishte minuta e 64-të kur Xherdan Shaqiri asistoi për Jason Denayer, që realizoi për 2-0.

Ky ishte asistimi i parë i lojtarit nga Zhegra e Gjilanit, pasi kompletoi në këtë verë kalimin te Lyoni nga Liverpooli. /Telegrafi/

The post Xherdan Shaqiri e fillon me asistim aventurën në Ligue 1 appeared first on Telegrafi.