
Ministrin e Mbrojtjes
Federata kosovare e Xhudos sot e ka vizituar ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.
VIDEO:
Në këtë takim ishin të gjitha yjet e xhudos kosovare, duke nisur nga trajneri Driton Kuka, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, etj.
Postimi i plotë i trajnerit Kuka pas takimit me Mehajn:
Federata e xhudos vizitë te Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj!
Përndryshe Ministri Mehaj ka stërvit xhudo dhe për ma shumë baba i tij Kadriu ka qenë edhe trener i xhudos nê të kaluarën në qytetin e Pejes!
Biseda jonë ishte në kërkim të bashkëpunimit për futjen e xhudos si pjesë të stërvitjeve Elitare të ushtarëve si dhe një Memorandum mirëkuptimi për punësimin e xhudistëve me rezultate Elitare në Ministrinë e Mbrojtjes.
Në takim ishte Kryetari i federatës si dhe Ekip ynë Elitar!