Ylli i mbrëmjes në Ligën e Kampionëve – Sebastien Haller i Ajax shënoi ‘poker’ golash në Lisbonë

Ajax në drejtimin e Sébastien Haller në fushë që shënoi katër gola, mori fitore me rezultat 5-1 ndaj Sporting Lisbonës si mysafir  në Ligën e Kampionëve.

Lojtari bëri debutimin e tij në Ligën e Kampionëve, ku fillimisht Haller shënoi dy herë në 10 minutat e para dhe dy herë përsëri në pjesën e dytë për të ndihmuar Ajaxin të arrijë kuotën e 18 golave në pesë ndeshjet e fundit.

Steven Berghuis gjithashtu shënoi një gol për kampionët holandez në stadiumin “José Alvalade” në Lisbonë.

VIDEO:

Sporting kishte një seri prej 22 ndeshjesh të pamposhtur në shtëpi në të gjitha garat, ndërsa ishte kthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2017-18.

27-vjeçari Haller, ish-lojtar i West Ham, u la jashtë Ligës së Evropës sezonin e kaluar pasi Ajax harroi ta regjistronte për këtë garë.

Kutia ku ishte emri i tij, nuk u shënua kur klubi dërgoi listën e skuadrës në UEFA, duke e lënë jashtë blerjen më të madhe në histori të Ajaxit.

“Gafa e pafalshme”, Ajaxi nuk e regjistron për ndeshjet e Ligës së Evropës transferimin rekord të klubit “Gafa e pafalshme”, Ajaxi nuk e regjistron për ndeshjet e Ligës së Evropës transferimin rekord të klubit

Ajax tashmë kishte shënuar 13 gola nga shtatë lojtarë të ndryshëm në katër ndeshjet e para të ligës holandeze këtë sezon.

Ajax është në fazën e grupeve për herë të katërt radhazi, dhe e 17 -ta në përgjithësi, një rekord për një klub holandez.

Ajax kaloi fazën e grupeve vetëm një herë në tetë paraqitjet e fundit – kur arriti në gjysmëfinale në vitin 2019. /Telegrafi/

The post Ylli i mbrëmjes në Ligën e Kampionëve – Sebastien Haller i Ajax shënoi ‘poker’ golash në Lisbonë appeared first on Telegrafi.