Zaev: Një nga të mbijetuarit më tha për një shpërthim të madh në autobus

Zoran Zaev

Një shpërthim ka zgjuar pasagjerët e autobusit që u dogj në Bullgari. Kështu i ka thënë kryeministrit maqedon, Zoran Zaev, një nga shtetasit maqedonas, që i mbijetoi aksidentit.

VIDEO:

Nga kjo tragjedi vdiqën 45 persona, transmeton Indeksonline.

“Të gjithë ishim në gjumë. Një nga pasagjerët me të cilin fola në telefon më tha se kishte ndodhur një shpërthim. 7 persona kanë mundur të thyejnë një dritare dhe kështu kanë shpëtuar”, ka shpjeguar Zaev për BTV.

Ai theksoi se ende nuk e di për cilën kompani të autobusëve bëhet fjalë, dhe se kush janë viktimat.

Zaev fillimisht do të takohet me të mbijetuarit kurse më pas do të bisedojë me kryeministrin bullgar Stefan Yeanev dhe me siguri do të vizitojë vendin e ngjarjes.