Zanfina Ismaili: Prej më shumë se një viti punoj në një radio

Këngëtarja e njohur shqiptare, Zanfina Ismaili, ka rreth katër vite që është tërhequr nga muzika.

Megjithëse fundvitin e kaluar, ajo u rikthye në një interpretim live me motrën e saj, Adelinën, Zanfina e bëri qartë edhe një herë të ditur se nuk dëshiron më të rikthehet në muzikë.

Këtë ajo e bëri të ditur gjatë intervistë të dhënë së fundmi për Radio Kosova 1, ku në një bashkëbisedim me gazetaren Nora Fejza, theksoi se tashmë merret me krejt diçka tjetër.

VIDEO:

Ajo tha se prej një viti tashmë ka filluar punë në një nga radiot në kryeqytet, gjersa në të njëjtën kohë po mban dy punë, duke qenë e angazhuar pasdite edhe në një biznes familjar.

Zanfina nuk ka treguar më detajisht se çfarë funksione kryen në këto dy punë paralele, por që ndjehet e lumtur me detyrat e reja që i janë përcaktuar.

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

E pyetur se nëse e mendon ndonjëherë rikthimin në muzikë, Ismaili u shpreh se “kurrë nuk duhet thënë kurrë”, por që në mendimin që ka për momentin, nuk mendon që t’i kthehet muzikës.

Për fund, ajo tha se vazhdon të pëlqejë muzikën e shumë prej ish-kolegëve të saj, duke dëgjuar kryesisht ata që janë më në trend. /Telegrafi/

Foto: Zanfina Ismaili/Instagram

The post Zanfina Ismaili: Prej më shumë se një viti punoj në një radio appeared first on Telegrafi.