Zapata: Interi nuk është skuadra më e fortë në Serie A, shfrytëzuan eliminimin nga Evropa

Sulmuesi i Atalantas, Duvan Zapata, ka thënë se Interi nuk është skuadra më e fortë në Serie A, por e kanë shfrytëzuar më së miri eliminimin e hershëm nga Evropa. 

Në një intervistë të dhënë për mediat italiane, sulmuesi kolumbian ka folur për kampionatin dhe objektivin kryesor të ekipit të tij.

“Nuk mendoj se Interi është skuadra më e fortë e kampionatit, por thjesht ka pasur më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet me detaje”.

VIDEO:

“Eliminimi nga Evropa ua ka dhuruar këtë mundësi. Kundër nesh fituan, por vuajtën shumë, ashtu siç kanë vuajtur edhe herë të tjera kur jemi përballur”.

“Nuk zgjedh dot mes një vendin në zonën e Ligës së Kampionëve dhe Kupës së Italisë, pasi i dua të dyja Do të ishte shumë bukur të fitonim një trofe këtë sezon dhe besoj se do t’ia dalim”, ka thënë kolumbiani.

Sulmuesi kolumbian ka luajtur 129 ndeshje me Atalantan dhe ka shënuar 61 gola.

Atalanta finalen e Kupës së Italisë e luan me Juventusin. /Telegrafi/

The post Zapata: Interi nuk është skuadra më e fortë në Serie A, shfrytëzuan eliminimin nga Evropa appeared first on Telegrafi.