Zbulohet edhe konkurrentja e dytë e “Big Brother Albania VIP”

Edicioni i r i “Big Brother Vip’, do të fillojë transmetimin në muajin tetor.

Ashtu sikurse u paralajmërua më herët nga moderatorja e këtij program, Arbana Osmani, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, do zbulohen pak nga pak edhe konkurrentët.

VIDEO:

Faqja zyrtare, ka postuar pak minuta më parë videon e radhës, ku shfaqet një vajzë e veshur mjaft elegante, por është me kurriz dhe nuk i vihet re fytyra.

Megjithatë, në media rozë përflitet se mund të jetë këngëtarja, Semi Jaupaj.

Pak ditë më parë, u postua po ashtu një video e konkurrentes së parë, që i bëri të gjithë të dyshonin se e përzgjedhura ishte këngëtarja Sheila Haxhiraj.

Megjithatë nuk ka pasur ende asnjë konfirmim zyrtar nga “Big Brother Albania”.

Ndërkohë këtë vit, Arbana  Osmani ka bërë të ditur se çmimi i dhuruar do të jetë jo më pak e as më shumë se sa 100 mijë euro të plota.

Shtëpia ku ata do të banojnë do të jetë tejet luksoze me hapësirë mbi 1500 metra katrorë, ku banorët VIP do të qëndrojnë për mbi 100 ditë./Insajderi.com