Zbulohet i dashuri misterioz i Shqipes, dyshja kapen mat në Dubai!

Ish-protagonistja e “Për’puthen”, Shqipe Hysenaj, vazhdon të mbetet një nga emrat më të përfolur në mediat rozë.

Ajo tashmë e disa ditë është duke qëndruar në Dubai, e këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale.

VIDEO:

Shqipja ka ndarë momente nga atje por nuk ka treguar personat që janë duke e shoqëruar atë.

Prive ka zbuluar disa fotografi ku shihet ish-protagonistja me të dashurin e saj, që është emër i panjohur për publikun.

Ndryshe, shumë kohë më parë vetë Shqipja kishte zbuluar se është në lidhje dashurie duke lënë kureshtar ndjekësit për identitetin e mashkullit që i ka marrë zemrën.

Por, siç dukët tashmë vetëm ka mbetur që të konfirmohet nga Shqipja dhe qifti i urojmë jetë gjatësi së bashku./Insajderi.com