Zbulohet identiteti i rusëve që u shfaqën në veri: Në çanta kishin pajisje kibernetike

Burime nga strukturat e sigurisë për RTV Dukagjinin kanë thënë se dy rusë dhe një bellorus kanë provuar të futen në Kosovë e me vete kanë pasur emra të dyshimta.

Drejtuesi i “Debat Plus” Ermal Panduri thotë se dy nga ta janë ndaluar nga policia e Kosovës derisa i treti ka mundur të infiltrohet në Kosovë bashkë me serbët tjerë.

VIDEO:

“Të tre kanë pasur në çanta pajisje kibernetike”, ka njoftuar Panduri.

Raportohet se shtetasi rus Sergei Belous ishte dëbuar edhe nga Shqipëria pasi që i njëjti ishte dyshuar për vepra të jashtëligjshme.

Për këtë rus raportohet se ka qenë pjesëmarrës edhe në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës./Telegrafi/

The post Zbulohet identiteti i rusëve që u shfaqën në veri: Në çanta kishin pajisje kibernetike appeared first on Telegrafi.