Zbulohet shuma e parave që zyrtari i Ministrisë dyshohet se i mori si ryshfet nga bizneset

shuma

Një zyrtar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, është arrestuar dje. Ai dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

VIDEO:

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ai është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet 5 mijë e 850 euro nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.

Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë. 11.01.2022-13:30. DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull  kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €,  ryshfet nga  dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport