Zëdhënësi i Qeverisë: Këtë javë votohet programi qeverisës, në momentin e parë të përshtatshëm paraqitet edhe në Kuvend

zëdhënësi i Qeverisë

Më 22 mars të këtij viti, Qeveria e udhëhequr nga Kryeministri Albin Kurti mori besimin në Kuvend për të qeverisur me vendin për katër vitet e ardhshme. Edhe pse kanë kaluar më shumë se një muaj e gjysmë që nga votimi, Qeveria Kurti nuk ka prezantuar programin e saj.

VIDEO:

Por, Qeveria Kurti II tashmë e ka programin gati.

Në një përgjigje për Reporteri.net, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka treguar se programi qeverisës do të votohet në mbledhje të qeverisë gjatë kësaj jave.

“Programi i Qeverisë pritet të votohet në mbledhje të Qeverisë gjatë kësaj jave. Pastaj, ne momentin e parë të përshtatshëm do të paraqitet edhe në Kuvend”, tha Kryeziu, për Reporteri.net.

Kujtojmë që Kryeministri Kurti pati shkruar se menjëherë pasi të kthehet nga Brukseli do ta paraqesprogramin në Kuvend për miratim