Zemaj – Kurtit: Duhet të jeni më i përgjegjshëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit se “duhet të jetë më i përgjegjshëm”.

Kjo pas vizitave të Kurtit jashtë vendit, e që sipas Zemajt kanë ndodhur shumë gjëra.

VIDEO:

Ngjarja në Deçan, përmbytjet pas reshjeve të shiut, taksa për tiketat ngjitëse e aksioni i Partisë Socialdemokrate, ishin zhvillimet që i përmendi Kurti.

Por, Zemaj përmendi edhe mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Kryeministër është e udhës të thuhet mirë se ke ardh, një kryeministër i cili po mungon për një kohë të gjatë ndoshta duhet ta kishte arsyen e vet, por është e paarsyeshme mungesa e Qeverisë në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën plenare.

Ndër tjerash, aty ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Liburn Aliu, njoftoi se vendimi për tiketat ngjitëse është pezulluar. /Insajderi.com