Zëri: Kurti del kundër Osmanit për presidente, afrohet me Haradinajn

<!–

–>

Kurti del kundër Osmanit për presidente, afrohet me Haradinajn.

VIDEO:

Kryeministri Albin Kurti duket se ka ndryshuar mendje në lidhje me presidentin e ardhshëm të Kosovës, duke u distancuar nga mbështetja që ia kishte dhënë Vjosa Osmanit për këtë post.

Kurti, i cili gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të 14 shkurtit, shihej çdoherë bashkë me Osmanin, të cilën e prezantonte si presidente të ardhshme, tashmë nuk e ka më këtë qëndrim, pasi ai ka nisur të afrohet me kreun e AAK-së Ramush Haradinajn, i cili po ashtu e kishte shpallur kandidaturën e tij për president.

Burime të “Zërit” kanë treguar se Kurti dhe Haradinaj janë takuar këto ditë në një restorant në periferi të Prishtinës e ku temë kryesore ka qenë presidenti.

Burimet kanë treguar se për ta bërë Haradinajn president pajtimin e kanë dhënë edhe partitë opozitare, LDK-ja e PDK-ja, të cilat janë shprehur pro idesë që Haradinaj të marrë këtë post.

“Takimi i zhvilluar në restorantin ‘Prilli i thyer’ u zhvillua mes Kurtit dhe Haradinajt, por që në atë takim të pranishëm ishin edhe Glauk Konjufca e Besnik Tahiri. Më vonë u është bashkëngjitur edhe vëllai i Ramushit, Dauti. Aty është rënë dakord që votat e LVV-së të shkojnë për Ramushin president”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, Kurti ka zhvilluar një takim edhe me kreun e LDK-së, Abdixhikun, para se ky i fundit të takohej për herë të dytë me Osmanin. Nga LDK-ja u tha se duhet të qëndrojnë në sallë kur të hidhet në votim çështja e presidentit, por pa përmendur emra se për kë do të votohet, që lë të kuptohet se marrëveshja e re ekziston.

Ndërkaq, një burim tjetër ka thënë se votat për Haradinajn president i ka zotuar edhe GP i PDK-së.

Por ajo që mbetet e paqartë është se si do të veprojnë deputetët e listës “Guxo” të Osmanit, që garuan me listën e LVV-së.

Ajo që dihet me siguri është se sot është data 1 prill dhe se ky tekst ishte vetëm për ta shënuar këtë datë, e cila njihet si Dita e Gënjeshtrave.