Zëvendëskryeministri Bislimi: Këto janë pesë parimet e qeverisë për dialogun me Serbinë

Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa ka folur për dialogun me Serbinë ka thënë se nuk do të jetë teknik, dhe se nuk do të ketë marrëveshje pa njohje reciproke.

VIDEO:

Ai ka treguar se qeveria ka pesë parime për dialogun me Serbinë, ndërsa ka thënë se sovraniteti territorial i shtetit është i paprekshëm.

“Parimet e qeverisë për dialogun me Serbinë janë këto: Nuk rinegociohen marrëveshjet, nuk krijohet shtresë e re e qeverisë në Kosovë, nuk preket sovraniteti territorial dhe nuk diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës, nuk ka marrëveshje me Serbinë pa qenë brenda njohja, dhe njohja nga pesëshja e Bashkimit Evropian dhe garancioni për anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Bislimi në komisionin kuvendar për Punë të Jashtme.

Kurse për përfshiren e Amerikës në dialogun me Serbinë, Bislimi tha se në takimet e vazhdueshme që kanë me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, çdo herë kërkojnë nga ai përfshirje sa më të madhe të SHBA-ve në këtë proces.

“SHBA-të janë në kontakt me Brukselin, kemi lyp angazhim më të madh të SHBA-së dhe kemi kërkuar këtë nga takimet me ambasadorin Kosnett”, tha Bislimi.