Zgjedhjet lokale, nis takimi i partive politike me presidenten Osmani

E plotësuar: Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rekomandimin e IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në takim po marrin pjesë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga AAK, Muharrem Nitaj, nga alternative, Mimoza Kusari dhe nga Lista Guxo, Donika Gërvalla.

Në ftesën dërguar partive të shtunën thuhet se takimi mbahet “për ta diskutuar opinionin profesional dhe rekomandimin e Task Forcës së Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës lidhur me ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike në vend”.

VIDEO:

Osmani bëri të ditur se pas përfundimit të takimit do të ketë adresim për media.

​Kurti në Presidencë, pas pak nis takimi për zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me shefen e deputetëve të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, kanë arritur në presidencë, për takimin që ka ftuar presidentja, Vjosa Osmani, për të diskutuar opinionin e IKShPK-së për zgjedhjet lokale.

Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe opozita./Telegrafi.

The post Zgjedhjet lokale, nis takimi i partive politike me presidenten Osmani appeared first on Telegrafi.