Zgjero biznesin tënd në tregun amerikan – çfarë janë vizat investuese E-2 dhe L-1?

Një pyetje që shpesh e bëjnë shumë jo-amerikanë është pse të investohet në Shtetet e Bashkuara?

Njerëzit që janë shpërngulur në Amerikë për të punuar dhe jetuar shpesh thonë se më shumë se çdo gjë tjetër është një investim për veten.

Shtetet e Bashkuara janë të njohura për ekonominë e saj të shkëlqyer, një përfitim tjetër i madh për investitorët ndërkombëtar është sistemi ligjor i SHBA-ve, të cilët kanë një sistem ligjor jashtëzakonisht transparent i cili fokusohet në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë.

Organizatat shtetërore dhe lokale të zhvillimit ekonomik të SHBA-së promovojnë dhe inkurajojnë rritjen e biznesit, ndërkohë që sistemi rregullator ofron parashikueshmëri dhe liri të madhe operacionale.

Shtetet e Bashkuara mirëpresin sipërmarrjen e lirë dhe inkurajojnë rritjen ekonomike – një biznes i ri lind çdo minutë.

Për më tepër, ndërsa procedurat për inkorporimin dhe regjistrimin e një biznesi ndryshojnë sipas shtetit/territorit, procesi është zakonisht i drejtpërdrejtë, i shpejtë dhe i lirë.

Dhe për fat të mirë, ka një sërë mënyrash që një shtetas i huaj mund të bëhet pjesë e tregut amerikan bzinesor.

Për shembull, shtetasit e huaj me një vlerë të lartë neto mund të pajisen me një vizë investues përmes programeve të investimeve.

VIDEO:

Kur flasim për viza investuese, atëherë ekzistojnë disa mundësi që kjo të kthehet në realitet për një biznes, apo punonjës të kompanive në vendin tonë, po ashtu edhe Shqipëri dhe Maqedoni.

Kompania Albanian Investments Group prej kohësh ka filluar me realizmin e këtyre programeve, duke iu ofruar klientëve të saj informacione të detajuara dhe asistencë të përgjithshme deri në përfundimin e procesit.

Disa nga këto programe investimesh përfshijnë vizat investuese E-2 dhe L-1, të cilat ofrojnë mundësi për bizneset dhe punonjësit që synojnë rrugëtimin e tyre ta vazhdojnë në Amerikë.

Sikur viza E-2 po ashtu edhe viza L-1 nuk hyjnë në kategorinë e vizave të emigracionit.

Viza E-2 është pjesë e familjes së vizave amerikane në dispozicion për qytetarët apo shtetasve të vendeve që kanë marrëveshje tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Viza investuese E-2 lejon një individ të hyjë dhe të punojë brenda Shteteve të Bashkuara bazuar në një investim që ai ose ajo do të kontrrollojë, ndërsa është brenda SHBA.

Individët me fonde të konsiderueshme për të investuar mund të shkojnë në Amerikë me një vizë E-2 për të ngritur një biznes, degë apo zyre.

Edhe pse vizat E-2 nuk ofrojnë një Green Card, një nga përparësitë e saj është mundësia për të zgjatur vizën për një kohë të pacaktuar ose për aq kohë sa biznesi në fjalë është funksional dhe aktiv.

Investitori individual duhet të demonstrojë se qëllimi i tyre i vetëm për të hyrë në SHBA është të drejtojë ose zhvillojë një ndërmarrje.

Dëshmitë duhet të tregojnë që synimet e zhvillimit të biznesit janë zotërimi i një minimumi prej 50% të biznesit ose zënia e një pozicioni të rëndësishëm menaxherial ose drejtues qe u jep atyre kontroll operacional.

Si kompanitë e reja ashtu edhe ato ekzistuese mund të kualifikohen për vizën E-2.

Ndërkohë nëse jeni një punëdhënës që keni një zyrë aktive në SHBA ose dëshironi të krijoni një të tillë, viza L-1 mund të ketë përfitimet që ju nevojiten për të dërguar punonjës me përvojë të nivelit të lartë në SHBA për të rritur biznesin tuaj.

Viza L-1 iu mundëson menaxherëve, drejtorëve dhe profesionistëve me njohuri të caktuara që punojnë në një kompani në SHBA, të transferohen në Amerikë për të kryer shërbime për atë njësi.

Vizat L-1 u krijuan posaqërisht për transferimet brenda kompanive të punonjësve aktual të bizneseve të vendosura tashmë në SHBA, në disa raste, në procesin e krijimit të një dege të re biznesi në Amerikë.

Një vizë e tillë ndryshe konsiderohet edhe si një “qëllim i dyfishtë”, ju mund të jeni përfitues i vizës L-1 dhe pastaj në mënyrë ligjore të aplikoni për Green Card para skadimit të vizës.

Për t’u kualifikuar për një vizë L-1, duhet të keni punuar për kompaninë mëmë në një cilësi ekzekutive ose menaxheriale, ose si punonjës i specializuar për një vit të plotë në njërin nga tre vitet e mëparshme dhe të kërkoni të hyni në SHBA për të ndërmarrë punë në një kapacitet të ngjashëm ne kompaninë apo degën e re.

Nëse jeni një punonjës profesionist që transferohet në një zyre të lidhur me SHBA-në, viza juaj L-1 fillimisht do të jepet për një periudhë prej tre vitesh. Për një punonjës që kërkon të hapë një zyre të re, periudha fillestare do të jetë vetëm për një vit.

Ekipi ynë në SHBA mund të iu ndihmojnë me të gjitha nevojat e hapjes dhe zhvillimit të biznesit apo degës së re në SHBA.

Përgjithësisht ky është vetëm një përshkrim i shkurtër për vizat investuese E-2 dhe L-1 që mund të iu shërbejnë si një mundësi për ta konsideruar për të ardhmen tuaj, por në kompaninë Albanian Investments Group mund të gjeni të gjitha përgjigjet në paqartësitë që hasni lidhur me këto viza, që janë të gatshëm të ju ndihmojnë gjatë gjithë procesit.

Adresa: Rruga “Vëllezërit Gërvalla”

Telefoni: +38349224717

Email: [email protected]

Webfaqe: alb-investments.com

 

 

The post Zgjero biznesin tënd në tregun amerikan – çfarë janë vizat investuese E-2 dhe L-1? appeared first on Telegrafi.