Zhbllokohet derbi me një super gol të Kevin de Bruynes

Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Citizens ishin duke dominuar edhe në këta 45 minutat e dytë, duke arritur më në fund që të tundin rrjetën e bluve.

VIDEO:

Ishte minuta e 70-të, kur Kevin de Bruyne mori topin e vetëm, për të plasuar një goditje të saktë dhe për të mposhtur Kepa Arrizabalagan.

Ky ishte goli i gjashtë i belgut deri më tani në këtë sezon, derisa ka edhe një asistim. /Telegrafi/

The post Zhbllokohet derbi me një super gol të Kevin de Bruynes appeared first on Telegrafi.