Zhegrova me një predhë të pandalshme për Baselin, shënon edhe Kasami

Edon Zhegrova ishte fantastik në ndeshjen e Ligës së Konferencës, të cilën Baseli e zhvilloi si mysafir i FC Kairat Almaty.

Anësori i Kosovës hyri në lojë në minutën e 64 të takimit dhe i mjaftuan pesë minuta që të shënonte.

VIDEO:

Zhegrova e mori topin krijoi hapësirë nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, ndërsa goditja e tij ishte e pandalshme (69’).

Në listën e golashënuesve është regjistruar edhe futbollisti tjetër shqiptar, Pajtim Kasami, i cili e ka shënuar golin e tretë për mysafirët.

Ai pranoi një top nga Tomas Tavares në qendër brenda zonës dhe e nguliti në rrjetë (73′).

Baseli e fitoi ndeshjen me rezultat 3-2, ndërsa luajti edhe Taulant Xhaka, i cili u inkuadrua në minutën e 88-të. /Telegrafi/

The post Zhegrova me një predhë të pandalshme për Baselin, shënon edhe Kasami appeared first on Telegrafi.