Zidane rrezikon të shkarkohet në fund të edicionit – Real Madridi ka dy kandidatë në listë për të zëvendësuar francezin

Zinedine Zidane rrezikon të shkarkohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni.

Trajneri francez nuk po arrin të gjejë një urë lidhëse mes lojtarëve të vjetër dhe atyre të rinjve, derisa rezultatet e mira po vazhdojnë të ju mungojnë.

Nëse Zidane nuk arrin të fitojë trofe, atëherë raporton nga AS se shkarkimi i tij do të jetë i pashmangshëm.

E ardhmja e Zinedine Zidane te Real Madridi është në ajër E ardhmja e Zinedine Zidane te Real Madridi është në ajër

VIDEO:

Mediumi bën të ditur se Los Blancos kanë në listë dy trajnerë dhe aktualisht njëri prej tyre është më afër.

Joachim Low ka paralajmëruar javë më parë se në fund të Euro 2020, do të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë.

Të shkarkohet Andrea Pirlo dhe të emërohet Zinedine Zidane – strategjia e Juventusit për të fituar Ligën e Kampionëve Të shkarkohet Andrea Pirlo dhe të emërohet Zinedine Zidane – strategjia e Juventusit për të fituar Ligën e Kampionëve

Ai kërkon një aventurë me klube dhe Real Madridi po mbanë një shikim nga afër të planeve të Low.

Kandidati i dytë është Raul Gonzalez, që aktualisht është trajner te Real Madridi B dhe mund të zëvendësojë Zidanen. /Telegrafi/

The post Zidane rrezikon të shkarkohet në fund të edicionit – Real Madridi ka dy kandidatë në listë për të zëvendësuar francezin appeared first on Telegrafi.