Zjarrfikësit të zhgënjyer nga institucionet: “Fjalë shumë, e punë pak”

4 Maji, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfiksëve, këta të fundit i gjen të zhgënjyer nga institucionet në Kosovë, transmeton Insajderi.

Vezir Berisha, zjarrfikës nga Brigada e Zjarrfikëseve në Prishtinë, tha se institucionet po i neglizhojnë, pasi sipas tij, kanë vetëm fjalë për këtë kategori e punë asgjë.

VIDEO:

Ai theksoi është kënaqësi të ushtrojë këtë profesion i cili është në shërbim të qytetarëve, si dhe nuk presin trajtim të veçantë as nga Qeveria e re.

“Unë punoj që 17 vite. Hapat e parë të Qeverisë janë shumë të dobët. Sikur çdo Qeveri tjetër veç fjalë e fjalë dhe punë asgjë”, pohoi ai për EO.

Berisha shtoi se Dita Ndërkombëtarë e Zjarrfikësve i gjen ata me kushte jo të mira të punës dhe mungesë të stafit, ngase një pjesë e tyre tashmë janë pensionuar.

“Është vështirë, është shumë punë e rëndë do sakrificë e mund mirëpo me përkushtim e me vullnet, mirëpo problemet që kemi hasur, mungesa e stafit kemi shumë pak sidomos tash në kohë pandemie e kanë lëshuar punën e janë dalë në pension. Kjo na pengon shumë”, theksoi tutje ai./Insajderi.com